Sherri në lokal që për pak u shndërrua në tragjedi, kush janë dy vëllezërit që plagosen të riun në Tiranë

Blutë kryeqytetit kanë identifikuar dy vëllezërit që u konfliktuan me 19-vjeçarin Redi Kaçorri dhe më pas e plagosen me plumb në bark.
Mësohet se autorët e shpallur në kërkim janë Klajdi Kodra dhe Aldo Kodra. 19-vjeçari dhe dy vëllezërit ishin në lokal ku u konfliktuan dhe më pas sherri agrovoi dhe jashtë lokalit dy vëllezërit e plagosen të riun. 19-vjeçari ndodhet tek Trauma jashtë rrezikut për jetën.
Tiranë
Identifikohen dhe shpallen në kërkim dy vëllezër, të dyshuar si autorë të plagosjes me armë zjarri të 19-vjeçarit R. K.
Në vijim të informacionit të dhënë më parë për plagosjen me armë zjarri të shtetasit R. K., ndodhur rreth orës 15:45, në rrugën “Liman Kaba”, në afërsi të një lokali, ju informojmë se:
Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore të kryera nga grupi hetimor u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar të ngjarjes dhe shpallja në kërkim e tyre. Dyshohet se shtetasi A. K., në bashkëpunim me vëllanë e tij shtetasin K. K., gjatë një konflikti të çastit kanë qëlluar me armë zjarri 19-vjeçarin R. K.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e policisë po ushtrojnë kontrolle dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorëve.


