Greta Thunberg jep alarmin për planetin Tokë: Nëse s’veprojmë shpejt, e hëngrëm!

“Planeti Tokë mund ta hajë”, nëse nuk mendojmë menjëherë për mënyra të reja të ndryshimit të marrëdhënies tonë të shkatërruar me natyrën.
Kështu shprehet aktivistja e njohur ambientaliste, Greta Thunberg, e cila ka publikuar së fundmi një film me metrazh të shkurtër ku i bën thirrje njerëzve të ndryshojnë sa më parë mënyrën e jetesës, për të reduktuar dëmet ndaj planetit, që mund të jenë të pakthyeshme.
Gjatë prezantimit të filmit “ForNature”, Greta Thunberg tha: “Nëse nuk ndryshojmë, e hëngrëm”.
Filmi fokusohet në rolin që agrokultura e kafshëve mund të ketë në ndryshimet klimaterike, duke sugjeruar kalimin në një dietë me bazë bimore.


