Fotografi nga Kruja tregon suksesin e tij në Amerikë, nga pasarelat e New York-ut tek inagurimi i Biden

Showbiz

Fotografi nga Kruja tregon suksesin e tij në Amerikë, nga pasarelat e

Një rrugëtim i nisur shumë vite më parë dhe i udhëhequr nga pasion që e çoi larg shqiptarin Adriatik Berdaku, nga Kruja në New York. Kjo është historia e regjisorit dhe fotografit shqiptar shumë të njohur në SHBA, i cili rrëfen mbi rrugëtimin e tije personal dhe profesional.

Ai sot është një ndër profesionistët më të kërkuar me bashkëpunime të shumta si në botën e modës ku merr pjesë rregullisht prej disa vitesh në eventin më të ndjekur të modës në botë, “New York Fashion Week”, por edhe me aktivitete me zhanre nga më të ndryshmet përfshi këtu edhe evente familjare si dasma, ditëlindje etj.
Ndërkohë aktualisht ai është zyrtarisht edhe operatori i kryetarit të bashkisë së New Yorkut, Bill De Blasio, shkruan alb-network.

Fotografi nga Kruja tregon suksesin e tij në Amerikë, nga pasarelat e

Berdaku tregon si nisi dashuria e tij për kamerën.
“U bë sebep babai im. Në 1995 ai më dhuroi një kamerë. Kjo ishte arsyeja që më futi në këtë rrugë. Fillimet e para i kisha në familje, isha vetëm 15 vjç. Lindi si profesion sepse unë u dashurova me kamerën me plot kuptimin e fjalës. Çdo natë flija me manualin e kamerës, me revista për kamerat”, tregon ai.

Jeta e tij vijoi në Itali, ku për dy vite iu desh të bënte një punë në fabrikë e të vijonte njëkohësisht dhe pasionin e tij.

Fotografi nga Kruja tregon suksesin e tij në Amerikë, nga pasarelat e

“Unë ika në Itali me idenë që të bëja kameramanin, por për fat të keq mundësitë nuk ishin dhe u detyrova të bëja një punë tjetër për 2 vite. Dhe kur punoja tek kjo fabrika në Loreto, gjatë gjithë kohës punoja me kamerën dhe me foto. Punoja të shtunën dhe të dielën ose dhe gjatë javës në një agjenci mode në Ancona. Televizioni ka ardhur ndoshta nga viti 2005-2006 kur mendova të hap një biznes timin. Televizioni i parë ku kam punuar ka qenë Rai. Kemi xhiruar film me Remo Gironen, Albano Carrisin, Pipo Baudon, Masimo Ranierin e shumë të tjerë.

Fotografi nga Kruja tregon suksesin e tij në Amerikë, nga pasarelat e


Në vitin 2012 tv italian LA7 ndiqte në New York javën e modës më kontaktuan për të ardhur në Amerikë. Kisha shumë emocione se po vija në një vend ku babai im kishte ardhur shumë më herët”, tregon regjisori dhe fotografi shqiptar.

Shpërngulja në SHBA, thotë ai nuk ishte e lehtë. “Kam jetuar në Itali deri në vitin 2017. Nuk ka qenë një vendim aspak i lehtë. Unë u rrita në Itali, me një kulturë italiane, gjysmën e jetës sime e kalova në Itali. Nuk ishte vendim i thjeshtë për t’ia filluar sërish nga zero. Po duke bërë një analizë mendova se Amerika është vendi i duhur për mua. Eksperienca që kisha krijuar në Itali më ndihmoi shumë”, thotë Berdaku.

Fotografi nga Kruja tregon suksesin e tij në Amerikë, nga pasarelat e

Duke u ndalur më tej tek disa nga momentet më kulminante të karrierës.
“Në punë kam pasur momente kritike, si në protesta. Në protesta nuk ke vetëm njerëz paqësorë, kishte momente jashtëzakonisht të tensionuara.
Mora pjesë edhe në votime dhe në momentin madhështor të inaugurimit të Presidentit. Ishte një moment jashtëzakonisht i bukur, nxora një foto të pasaportës shqiptare në shtëpinë e bardhë. Momenti më i bukur ishte ai i inaugurimit”, tregon fotografi.

Për ata që duan të ndjekin këtë rrugë, ai thotë: “Fati më i madh është që të jesh në vendin e duhur dhe me persona të duhur, por dhurata më e madhe është ajo që ti ta kesh pasion”.

Ai tregon më shumë dhe për filmimet që bën në dasma apo momente të rëndësishme të jetës, duke u përpjekur t’i sjellë në një formë tjetër, me momente argëtuese, si një formë dokumentari.

ME TE LEXUARAT