Sherri mes kunetërve në Kombinat, arrestohet autori! Policia jep detaje: Një 29-vjeçar në kërkim, ja çfarë dyshohet

Aktualitet

Sherri mes kunetërve në Kombinat, arrestohet autori! Policia jep

Policia e Tiranë ka dal me një njoftim zyrtar lidhur me plagosjen me armë zjarri të një 56-vjeçari nga kunati i tij pasditen e sotme, në zonën e Kombinatit.

Sipas bluve të kryqytetit, dyshohet se sherri mes tyre ka ndodhur për motive të dobëta, në banesën e të dëmtuarit në rrugën “Llambi Bonata”.

Dyshohet se gjatë një konflikti, shtetasi me iniciale M. T., rreth 41 vjeç, ka plagosur me armë zjarri kunatin e tij, shtetasin G. M., rreth 56 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka arrestuar 41-vjeçarin, ndërsa është shpallur në kërkim edhe një 29-vjeçar me iniciale  N. S., si i dyshuar i implikuar në ngjarje.

Njoftimi i policisë

Plagosi me armë zjarri kunatin e tij, dyshohet për motive të dobëta, falë reagimit të menjëhershëm dhe ndërhyrjes profesionale të shërbimeve të Policisë, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në Polici i autorit të dyshuar të ngjarjes.

Shpallet në kërkim edhe një 29-vjeçar, i dyshuar i implikuar në ngjarje.

Sekuestrohet arma e zjarrit me të cilën autori kreu plagosjen.

Rreth orës 15:40, në banesën e të dëmtuarit në rrugën “Llambi Bonata”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi M. T., rreth 41 vjeç, ka plagosur me armë zjarri kunatin e tij, shtetasin G. M., rreth 56 vjeç, i cili ndodhet në spital, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

 


Ad 

ME TE LEXUARAT