Sherri mes dy të rinjve degjeneron në dhunë në Durrës, njëri prej tyre përfundon në spital

Një konflikt për motive të dobëta është regjistruar këtë të mërkurë pranë sheshit “Pranvera” në Durrës, ku një person ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në Spitalin Rajonal për të marrë ndihmën mjekësore.
Sipas informacioneve paraprake, konflikti ka nisur fillimisht me një debat verbal brenda një pike postare në zonë. Më pas, përplasja ka vijuar jashtë ambienteve të biznesit, ku dy të rinjtë janë konfliktuar fizikisht.
Falë ndërhyrjes së menjëhershme të forcave “Shqiponja”, autori i dyshuar është lokalizuar dhe vënë në pranga.
Policia po punon për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar shkaqet që çuan në përshkallëzimin e konfliktit.


