Sherri me thika në Tiranë, dy vajzat frekuentonin njëkohësisht disa djem! Policia i gjeti të dehura

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me konfliktin e ndodhur dje në Tiranë mes 3 vajzave, ku njëra prej tyre mbeti e plagosur me thikë.
Mësohet se dy nga vajzat që u përfshinë në sherri, më përpara kanë qenë shoqe. Sherri mes tyre nisi për shkak të disa djemve që frekuentonin të dyja vajzat njëkohësisht.
Pas kësaj, Kasandra Cani dhe Xhemile Vrlaku kanë nisur fillimisht sherrin në rrjetet sociale dhe më pas janë rrahur fizikisht ku Kasandra Cani ka marrë një thikë dhe ka goditur Xhemile Verlakun.

E dëmtuar ka mbetur edhe motra e Xhemiles, Esma Verlaku e cila ka hyrë për të ndarë sherrin.
Policia pas ngjarjes ka marrë në pyetje të rejat, por hetuesit fillimisht kanë pritur disa orë pasi Kasandra Cani dhe Xhemile Verlaku kanë qenë në gjendje të dehur nga përdorimi i alkoolit, citon shqip dhe v plus.


