FOTO/14 vite nga 21 janari, familjarët e protestueve të vrarë homazhe në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Bota

FOTO/14 vite nga 21 janari, familjarët e protestueve të vrarë

Sot shënohen 14 vite nga protesta e 21 Janarit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, ku mbetën të vrarë katër qytetarë.

Si çdo vit, edhe ditën e sotme janë zhvilluar homazhe në Bulevard për 4 viktimat Ziver Veizi, Aleks Nika, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.

Familjarët e viktimave vendosën lule në vendin ku u vranë të dashurit e tyre. Ata u shoqëruan nga kryeparlamentarja Elisa Spiropali, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, ministrat Taulant Balla dhe Ogerta Manastirliu.

FOTO/14 vite nga 21 janari, familjarët e protestueve të vrarë

Në këto homazhe mungoi kreu i qeverisë, Edi Rama, i cili ndodhet në Zvicër në Forumin e Ekonomisë në Davos. Megjithatë Rama përkujtoi 21 janarin përmes një reagimi në Facebook.

“21 Janar “Drejtësia vonon po nuk harron”, thotë populli dhe sot kush po e vonon drejtësinë për 21 janarin, nuk duhet të harrojë se fëmijët e dëshmorëve po bëhen prindër duke pritur drejtësinë…”, tha kryeministri.

Dosja për “21 Janarin” po hetohet nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pas një vendimi të Gjykatës së Lartë më 12 mars 2024.

Vendimi u mor pas rekursit të bërë nga familjarët e viktimave, Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.

Më 21 janar 2011, opozita e atëhershme, sot në qeveri, protestoi para Kryeministrisë.

Protesta degradoi në dhunë dhe përplasje ndërsa nga brenda Kryeministrisë u hap zjarr duke sjellë edhe bilancin tragjik me katër viktima.

Edhe pse kanë kaluar 14 vite nga ajo ditë familjarët thonë se ende nuk po shohin drejtësi për të afërmit e tyre.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion