Abuzim 5 milionë euro për tenderin Kardhiq-Delvinë, SPAK kërkon një vit burg për Sonila Qaton

Aktualitet

Abuzim 5 milionë euro për tenderin Kardhiq-Delvinë, SPAK

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Kirmit të Organizuar, SPAK ka kërkuar një vit burg për Sonila Qaton, ish-drejtoreshën e Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Qato akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, në lidhje me prokurimin e rrugës Kardhiq-Delvinë.

Hetimet ndaj sih-drejtoreshës së ARRSH nisën pas një kallëzimi të bërë nga një kompani ndërtimi dhe Këshillit të Lartë Shtetëror për abuzime me tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë.

Sipas KLSH, dyshohet se vlera e abuzimit në këtë tender kap shifrën e 5 milionë eurove.

Sakaq në kallëzimin e depozituar nga kompania e ndërtimit, ata pretendojnë se janë skualifikuar nga gara në mënyrë të padrejtë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion