Sherr mes të rinjve në Velipojë, arrestohet 19-vjeçari

Aktualitet

Sherr mes të rinjve në Velipojë, arrestohet 19-vjeçari

Një sherr mes disa të rinjve është shënuar në Velipojë, ku është arrestuar një 19-vjeçar, dhe proceduar një 22-vjeçar.

Mesditën e djeshme, menjëherë pas njoftimit për një konflikt ndërmjet disa të rinjve, për motive të dobëta, në vendparkimin e automjeteve, në një subjekt në qendër të Velipojës, shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë kanë shkuar në vendngjarje, për të parandaluar përshkallëzimin e këtij konflikti dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorin/ët.

Si rezultat, u kap sapo kishte nxjerrë nga automjeti, mjetin prerës (thikë), për ta përdorur në konflikt, dhe u arrestua shtetasi K. S., 19 vjeç.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasin K. T., 22 vjeç, pasi gjatë konfliktit, ka goditur me grushte të arrestuarin.

Njoftimi i policisë së Velipojës:

Velipojë/Ndërhyrja e Policisë parandaloi përshkallëzimin e një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet disa të rinjve, që mund të sillte pasoja për jetën.

Goditi me grushte një shtetas 22 vjeç, kapet nga Policia, sapo nxori mjetin prerës (thikë) për ta përdorur në konflikt, dhe vihet në pranga 19-vjeçari.

Procedohet penalisht 22-vjeçari, pasi ka goditur me grushte, 19-vjeçarin. Sekuestrohet mjeti prerës (thikë).

ME TE LEXUARAT