Dhunuan bashkëshortet dhe fëmijët e mitur, u vihen prangat dy personave

Aktualitet

Dhunuan bashkëshortet dhe fëmijët e mitur, u vihen prangat dy

Dy persona kanë përfunduar në pranga në lidhje me dhunën në familje.

Policia njofton se një 49-vjeçar në Peqin është arrestuar pasi ka dhunuar bashkëshorten dhe djalin e tij të mitur, ndërkohë që edhe një 33-vjeçar në Elbasan ka përfunduar në pranga po për të njëjtën vepër penale.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policise Elbasan

Komisariati i Policisë Peqin arrestoi në flagrancë shtetasin B. M., 49 vjeç, banues në Peqin, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe djalit të tyre 15 vjeç.

Komisariati i Policisë Elbasan arrestoi në flagrancë shtetasin A. E., 33 vjeç, banues në Elbasan, pasi në gjendje të dehur, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe 2 fëmijëve të tyre të mitur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

ME TE LEXUARAT