Shkoi për të eksploruar Sazanin, turisti francez pëson atak dhe vdes
Lajmifundit
/
18 Korrik 2024, 12:01
Aktualitet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në ishullin e Sazanit, teksa një turist francez ka ndërruar jetë.
Sipas informacioneve paraprake 38-vjeçarit iu dha ndihma e parë nga pjesëtarë të bordit të skafit por dhe turistë dhe qytetarë të Vlorës të ndodhur pranë, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetonte.
Mësohet se ai vuante nga probleme të zemrës dhe aktualisht ndodhej në Shqipëri me bashkëshorten dhe vajzën 6 vjeçare.


