Parlamenti miraton me 76 vota pro zgjatjen e vlefshmërisë së kartave dhe pasaportave për votuesit nga jashtë

Aktualitet

Parlamenti miraton me 76 vota pro zgjatjen e vlefshmërisë së

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ditën e sotme me 76 vota pro një vendim që zgjat vlefshmërinë e kartave të identitetit dhe pasaportave të skaduara, vetëm për ata qytetarë që do të votojnë nga jashtë Shqipërisë në zgjedhjet e 11 majit.

A2 CNN bën me dije se ky vendim vjen si një përpjekje, i iniciuar nga opozita, për t’i dhënë mundësinë emigrantëve shqiptarë për të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 majit, pavarësisht nëse kanë dokumenta të skaduara.

Po ashtu, bejmë me dije se deputeti i PD-së, Bujar Leskaj, bashkoi votën me socialistët në Kuvend, për ndërmarrjen e këtij vendimi.

Kujtojmë se në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Himarës ky vendim nuk u mor nga Parlamenti, çka bëri që një numër i lartë zgjedhësish të mbeteshin pa votuar. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion