Ish-kryebashkiaku i Pogradecit dënohet me 2 vite shërbim prove, jo funksione publike për 5 vite

Aktualitet

Ish-kryebashkiaku i Pogradecit dënohet me 2 vite shërbim prove, jo

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes penale, që i përket procedimit penal nr. 181, të vitit 2023, në ngarkim të të pandehurve Eduart Kapri,
Besmira Niko dhe Besjan Meço, të akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 e 25 të K.Penal.

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Ardit Mustafaj, me vendimin Nr. 18,
datë 27.02.2025 vendosi:


1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Eduart Kapri për veprën penale
“Shpërdorimi i detyrës” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248
e 25 të K.Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.
– Në bazë të nenit 406, pika 1, të K.Pr.Penale, të pandehurit Eduart Kapri i ulet
1/3 e dënimit dhe dënohet përfundimisht me 1 (një) vit burgim.
– Në bazë të nenit 59 të K.Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit
me burgim dhe vënia e të pandehurit Eduart Kapri në provë, për një afat prove
prej 2 (dy) vjet, gjatë së cilës i pandehuri duhet të mbajë kontakte me shërbimin e
provës dhe të mos kryejë vepër tjetër penale.
– Bazuar në nenin 60, paragrafi i parë, pika 9, të K.Penal, urdhërohet i pandehuri
që brenda periudhës së provës të mos shoqërohet me persona të dënuar për vepra
penale.
– Afati i provës fillon pas marrjes formë të prerë të vendimit, nga momenti i
kontaktit të parë të të pandehurit me shërbimin e provës.
– Heqjen e së drejtës të pandehurit Eduart Kapri për të ushtruar funksione
publike, për një kohë prej 5 (pesë) vjet, bazuar në nenin 35, paragrafi i parë, të
K.Penal, zbatimi i të cilit fillon me marrjen formë të prerë (i ekzekutueshëm) të
këtij vendimi.
2. Deklarimin fajtore të të pandehurës Besmira Niko për veprën penale
“Shpërdorimi i detyrës” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248
e 25 të K.Penal dhe dënimin e saj me 1 (një) vit burgim.
– Në bazë të nenit 406, pika 1, të K.Pr.Penale, të pandehurës Besmira Niko i ulet
1/3 e dënimit dhe dënohet përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.
Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; www.gjp.gov.al
– Në bazë të nenit 59 të K.Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit
me burgim dhe vënia e të pandehurës Besmira Niko në provë, për një afat prove
prej 1 (një) vit e 4 (katër) muaj, gjatë së cilës e pandehura duhet të mbajë kontakte
me shërbimin e provës dhe të mos kryejë vepër tjetër penale.
– Bazuar në nenin 60, paragrafi i parë, pika 9, të K.Penal, urdhërohet e pandehura
që brenda periudhës së provës të mos shoqërohet me persona të dënuar për vepra
penale.
– Afati i provës fillon pas marrjes formë të prerë të vendimit, nga momenti i
kontaktit të parë të të pandehurës me shërbimin e provës.
– Heqjen e së drejtës të pandehurës Besmira Niko për të ushtruar funksione
publike, për një kohë prej 5 (pesë) vjet, bazuar në nenin 35, paragrafi i parë, të
K.Penal, zbatimi i të cilit fillon me marrjen formë të prerë (i ekzekutueshëm) të
këtij vendimi.
3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Besjan Meço për veprën penale “Shpërdorimi
i detyrës” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 e 25 të K.Penal
dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
– Në bazë të nenit 406, pika 1, të K.Pr.Penale, të pandehurit Besjan Meço i ulet
1/3 e dënimit dhe dënohet përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.
– Në bazë të nenit 59 të K.Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit
me burgim dhe vënia e të pandehurit Besjan Meço në provë, për një afat prove
prej 1 (një) vit e 4 (katër) muaj, gjatë së cilës i pandehuri duhet të mbajë kontakte
me shërbimin e provës dhe të mos kryejë vepër tjetër penale.
– Bazuar në nenin 60, paragrafi i parë, pika 9, të K.Penal, urdhërohet i pandehuri
që brenda periudhës së provës të mos shoqërohet me persona të dënuar për vepra
penale.
– Afati i provës fillon pas marrjes formë të prerë të vendimit, nga momenti i
kontaktit të parë të të pandehurit me shërbimin e provës.
– Heqjen e së drejtës të pandehurit Besjan Meço për të ushtruar funksione publike,
për një kohë prej 5 (pesë) vjet, bazuar në nenin 35, paragrafi i parë, të K.Penal,
zbatimi i të cilit fillon me marrjen formë të prerë (i ekzekutueshëm) të këtij
vendimi.
4. Lidhur me provat materiale:
-dokumentet dhe sendet e sekuestruara pranë Bashkisë Pogradec me
procesverbalin e sekuestrimit datë 22.05.2024, t’i kthehen Bashkisë Pogradec, me
përjashtim të CD-së së listuar në këtë procesverbal në numrin rendor 77, e cila të
mbetet në fashikullin e gjykimit.
5. Shpenzimet procedurale, të përbëra nga shpenzimet e hetimit paraprak dhe ato të
gjykimit, sipas përllogaritjes nga sekretaria gjyqësore, u ngarkohen të pandehurve
solidarisht.
6. Kundër vendimit lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin
dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve nga njoftimi i vendimit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion