Sherr masiv në Prishtinë/ 4 të plagosur, arrestohen 13 të dyshuar

Aktualitet

Sherr masiv në Prishtinë/ 4 të plagosur, arrestohen 13 të

Një sherr mes disa personave ka ndodhur mesditën e sotme në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:20 të mëngjesit, në rrugën "Lidhja e Pejës". Sipas raportimeve, katër persona kanë mbetur të lënduar, njëri prej të cilëve dyshohet nga arma e zjarrit ndërsa tre të tjerët kanë pësuar lëndime me mjete të forta.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, njoftoi se pas njoftimit të marrë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave. Ahmeti deklaroi se janë shoqëruar në polici 13 persona, të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në këtë rast që është cilësuar si vrasje në tentativë.

“Sot rreth orës 01:20, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën ‘Lidhja e Pejës’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion