“E ngrita me djersën e ballit, pallati është i imi”, nëna e moshuar e trafikantit flet pas konfiskimit në Durrës

Aktualitet

“E ngrita me djersën e ballit, pallati është i imi”,

Forca të shumta policore qenë të pranishme paraditen e sotme para hotelit “Colombo” në plazhin e Durrësit për të ekzekutuar përfundimisht konfiskimin e tij për llogari të shtetit, objekti është në pronësi të Pëllumb Tudës, i cili akuzohet për trafikim lëndësh narkotike jashtë shtetit.

Në një deklaratë për mediat, e ëma e tij shprehet se prona është e saj, e trashëguar nga bashkëshorti që nuk jeton më dhe ka marrë fëmijët për të jetuar në pronën e saj.

“E ngrita me djersën e ballit, pallati është i imi”,

“Kam pesë çuna, pesë vajza dhe pesë dhëndra. I kam bërë shtëpitë me djersë të ballit. Këto shtëpi kemi nga 30 vite që kemi filluar t’i bëjmë.

15 vite kam që rri me fëmijët brenda. Duke i bërë pak nga pak, duke shkuar e duke ardhur jashtë shtetit.

S’kam blerë shtëpi, e kemi bërë vetë. Pallati është i imi, i burrit tim. Burri më ka vdekur dhe më ka kaluar pronën.

Pëllumbi është fëmija im. Burri më ka vdekur dhe pronën ma ka lënë mua. Fëmijët e mi po rrinë në pronën time”, tha nëna e Pëllumb Tudës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion