Monika Kryemadhi hyn në sallën e gjyqit me "flamurin e PS" në bel

Politikë

Monika Kryemadhi hyn në sallën e gjyqit me "flamurin e PS"

Deputetja Monika Kryemadhi ka vendosur në bel shallin me logon e Partisë Socialiste, ndërsa hyn në sallën e GJKKO.

Ajo është futur në sallë për t’u njohur me masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, të vendosur disa ditë më parë nga GJKKO.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u arrestua me urdhër të SPAK mesditën e së hënës në Tiranë.

Përveç arrestimit të Metës, janë lëshuar masa “detyrim paraqitje” për Ema Çoku dhe për Monika Kryemadhin, ndërsa ndaj Pirro Xhixhos (Babai Erisa Xhixhos) është vendosur masa “arrest në shtëpi”.

Xhixho konsiderohet si personazhi që ka ndihmuar për pastrimin e parave. Çoku konsiderohet si bashkëpunëtore dhe mike e afërt e Metës dhe Kryemadhit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion