Shënoi golin e titullit në Kroaci, Arbër Hoxha: Jam në kulmin e karrierës sime

Aktualitet

Shënoi golin e titullit në Kroaci, Arbër Hoxha: Jam në

Dinamo Zagrebi është shumë pranë titullit kampion në Kroaci dhe një meritë për këtë ka edhe Arbër Hoxha, i cili shënoi golin e fitores mbrëmjen e së dielës në përballjen direkte me Rijekën e vendit të dytë, e cila tashmë është katër pikë mbrapa.

Sulmuesi anësor mbërriti në janar në Zagreb për 1 milionë euro nga Slaven Belupo dhe ka shansin që të shpallet kampion që muajt e parë. Pas këtij goli shumë të rëndësishëm, për “HRT” Hoxha u shpreh:

“Sigurisht që jam i lumtur për golin dhe fitoren. Pjesa e parë nuk ishte e mirë nga ana jonë, por më pas ndryshuam formacionin dhe gjithçka dukej më mirë. U tronditëm nga penalltia, por arritëm të tregonim karakter pas kësaj.

Ne e kthyem rezultatin. Shpresoj që ky gol i imi të jetë i denjë për titullin kampion. Me siguri ky është momenti më i madh i karrierës sime”, u shpreh Hoxha.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion