Aksion policor në Tepelenë, zbulohet një “shtëpi bari” me mbi 230 rrënjë kanabisi

Aktualitet

Aksion policor në Tepelenë, zbulohet një “shtëpi

Policia e Tepelenës ka ndërmarrë ditën e sotme një aksion në zonën e Kurveleshit pas disa informacioneve për prezencë të bimëve narkotike.

Mësohet se autoritetet kanë zbuluar një ambient të mbyllur ku ishin isntaluar drita për rritjen e kanabisit si edhe sende të tjera të përshtatura për rritjen e bimëve.

Raportohet se deri më tani janë zbuluar më shumë se 230 rrënjë kanabisi, ndërsa policia ka shoqëruar në Komisariatin e Tepelenës 4 persona.

Një prej tyre dyshohet se është drejtuesi i veprimtarisë së paligjshme, ndërsa autorietetet vijojnë aksionin për verifikimin e personave të tjerë.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion