Krim brenda familjes! Shqiptarja qëllon me thikë babain

Aktualitet

Krim brenda familjes! Shqiptarja qëllon me thikë babain

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Kosovë, ku një e re ka qëlluar me thikë babanë e saj, për arsye ende të paqarta.

Sipas policisë vendase, i plagosuri është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa vajza është shoqëruar për veprime të mëtejshme proceduriale.

“Palët e involvuara në rast janë dërguar për tretman mjekësor në qendrën emergjente ne Shtime. Lidhur me rastin është kontaktuar dhe njoftuar prokurori kujdestar, dhe me urdhrin e tij e dyshuara ndalohet për 48 orë dhe dërgohet në qendrën e ndalimit Ferizaj”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion