SHBA u tërhoq nga fondet për Ballkanin! Grenell zbulon shifrën e madhe që OJF-të morën në Shqipëri!
Lajmifundit
/
4 Shkurt 2025, 17:53
Aktualitet

I dërguari special i Donald Trump për krizat, Richard Grenell ka publikuar në X, fondet e USAID që organizatat jo qeveritare në Ballkan kanë përfituar nga viti 2020 deri në 2024-ën.
Në vendin tonë sipas tabelës së bërë publike, OJF- të kanë marrë 189 milionë.

Ndërsa Ballkani Perëndimor rreth 1.7 miliardë dollarë, ku përfshihen vende si Kosova, Mali i Zi etj.
Vetëm disa ditë më parë SHBA, pas fitores së Donald Trump vendosi që të tërheqë fondet për institucionet të rëndësishme në Ballkan, mes tyre ishte edhe Prokuroria e Posaçme (SPAK).


