Jehonë në mediat greke! Kush është 20-vjeçarja shqiptare që refuzon të braktisë Santorinin edhe pas alarmit për tërmete!
Ishulli i Santorinit po përballet me një situatë kaotike, pas alarmit për një numër të shtuar tërmetesh.
Numri i pushuesve dhe banorëve që e braktisën ishullin në këtë moment është i madh, por ndryshe ka vendosur të veprojë 20-vjeçarja shqiptare Xheni Baja.
Për median greke, e reja tregon se pse nuk do të largohet nga ishulli, duke treguar dhe një akt heroik, ndërsa prej kohësh punon si repcesioniste në një prej hoteleve të zonës.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
"Në fillim situata nuk ishte aq shqetësuese , as që më shkoi në mendje të largohesha. Por tani, kur gjërat bëhen të vështira, unë kam mendime të dyta", tha Xheni për Protothema.
Ndërsa media greke e vlerëson këtë vendim të Xhenit kështu: "Ajo, si shumë banorë është mësuar me tërmetet, por jo me këtë frekuencë. Të afërmit e saj tashmë janë larguar nga ishulli, por për momentin ajo nuk po mendon t'i ndjekë. Për të, jeta në Santorini vazhdon, edhe nëse toka nën këmbët e saj refuzon të qëndrojë në vend".