Sfidohen sërish zjarrfikësit në Shqipëri, vatër e re zjarri në Pogaj të Hasit, era ndihmon flakët

Aktualitet

Sfidohen sërish zjarrfikësit në Shqipëri, vatër e re
Shqipëria prej ditësh tashmë ndodhet në vështirësi prej zjarreve që janë përhapur gjerësisht në territor, nga veriu në jug.

Një vatër e re zjarri është shfaqur në Pogaj të Hasit. Mësohet se si pasojë e erës së fortë, flakët janë përhapur me shpejtësi duke djegur një masiv pyjor dushku të kësaj zonë si dhe duke rrezikuar banesat e fshatit.

Fatmirësisht vatra e zjarrin që rrezikonte banesat është shuar ndërsa ekipet e parandalimit të zjarreve dhe punonjësit e Shërbimit Pyjor të Njësisë Administrative Gjinaj, bashkë me banorët po mundohen të shuajnë dhe lokaliziojnë zjarret

Terreni i vështirë dhe era e fortë e bëjnë të vështirë shuarjen e flakëve dhe sipas banorëve, shkak për nisjen e zjarrit ka qenë një lidhje e shkurtër elektrike.

ME TE LEXUARAT