Keqtrajtoi qenin deri sa ngrodhi, dënohet me 4 muaj burg 30-vjeçari

Bota

Keqtrajtoi qenin deri sa ngrodhi, dënohet me 4 muaj burg 30-vjeçari

Një 30-vjeçar në Britani u dënua me 4 muaj burg pasi ka keqtrajtuar qenin e tij derisa ngordhi.

Andrew MacKay ka keqtrajtuar kafshën shtëpiake dhe e ka rrahur duke i shkaktuar dëmtime të shumta në trup.

Sipas DailyMail, qeni i tij kishte të paktën 25 brinjë të thyera, por ekspertët thonë se nuk mund të përcaktojnë shkallën e dëmtimeve.

Keqtrajtoi qenin deri sa ngrodhi, dënohet me 4 muaj burg 30-vjeçari

Gjithashtu edhe bashkëshortja e tij, Nikole Logan u shpall fajtore për dy raste të keqtrajtimit të kafshëve por i shpëtoi dënimit.

Përpara policisë, çifti kishte deklaruar se gjithçka ishte aksidentale. Sipas dëshmisë, 30-vjeçari ishte penguar dhe kishte rënë mbi qenin e tij duke i shkaktuar dëmtime.

Kjo nuk i ka bindur hetuesit të cilët vendosën në detyrë ekspertët mjeko-ligjorë për të bërë ekspertizën.

Gjithashtu, gjykata e Blackpool i ndaloi çiftit që të mbajnë kafshë shtëpiake për të paktën 10 vite./Panorama

ME TE LEXUARAT