Selenica kundër reformës territoriale, banorët në protestë të dielën – paralajmërohet bllokimi i rrugës në Drashovicë

Aktualitet

Selenica kundër reformës territoriale, banorët në

Në Selenicë ka nisur një takim me përfaqësuesit e 47 fshatrave, ku banorët kanë shprehur kundërshtimin ndaj bashkimit të bashkisë me Vlorën.

Në takim kanë marrë pjesë edhe ish-kryetarë të Bashkisë Selenicë ndër vite, si dhe anëtarë aktualë të këshillit bashkiak. Diskutimet janë përqendruar te kundërshtimi i ndryshimit të propozuar dhe ruajtja e njësisë administrative të Selenicës.

Ndërkohë, banorët kanë paralajmëruar nisjen e protestave ditën e diel, në orët e pasdites. Sipas njoftimit, protesta do të zhvillohet pranë urës së Drashovicës, ku pritet edhe bllokimi i rrugës.

Banorët e Selenicës pritet të vijojnë reagimet e tyre kundër bashkimit me Vlorën, ndërsa protesta e së dielës shihet si një nga format e kundërshtimit ndaj kësaj nisme.

ME TE LEXUARAT