Policia godet dy raste kriminale në Vlorë e Sarandë, 4 të arrestuar për armëmbajtje dhe narkotikë (EMRAT)

Aktualitet

Policia godet dy raste kriminale në Vlorë e Sarandë, 4 të

Katër persona janë vënë në pranga gjatë dy operacioneve të zhvilluara nga Policia e Vlorës, në kuadër të goditjes së rasteve të armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Si rezultat i aksioneve policore, janë sekuestruar një armë zjarri pistoletë, 6 fishekë, rreth 5 kilogramë cannabis sativa, një sasi kokaine dhe dy automjete.

Në Vlorë u arrestua në flagrancë shtetasi me inicialet E. O., 30 vjeç. Mësohet se i riu u kap në një parking pranë një lokali në zonën e Lungomares, ku gjatë kontrollit fizik, në çantën e tij u gjetën një pistoletë me 6 fishekë, 2.18 gramë kokainë dhe 4.46 gramë cannabis sativa.

Ndërkohë, në Sarandë u vunë në pranga tre persona, konkretisht shtetasit Ardit Cama, 30 vjeç, banues në Lukovë; Argjend Nanaj, 31 vjeç, banues në Lukovë, me precedent penal për narkotikë dhe armëmbajtje pa leje; si dhe Keldi Jovani, 26 vjeç, banues në Sarandë, me precedent penal në fushën e narkotikëve.

Tre të arrestuarit u kapën në flagrancë në aksin rrugor Nivicë–Sarandë, pranë urës së Kakomesë, teksa lëviznin me dy automjete.

Gjatë kontrollit në automjetin që drejtohej nga Argjend Nanaj, ku ndodhej edhe Ardit Cama, policia gjeti dhe sekuestroi 5 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila dyshohet se transportohej me qëllim shitjen në Sarandë dhe Ksamil.

Nga hetimet paraprake dyshohet se Keldi Jovani lëvizte me automjetin tjetër për të monitoruar itinerarin dhe për të sinjalizuar praninë e shërbimeve të Policisë.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Vlorës ka finalizuar, brenda 24 orëve të fundit, dy operacione të koduara “Siguria” dhe “Transportuesit”, në kuadër të luftës kundër armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike. Si rezultat i operacioneve, janë vënë në pranga 4 persona, ndërsa janë sekuestruar një armë zjarri pistoletë, rreth 5 kilogramë cannabis sativa, një sasi kokaine, 6 fishekë dhe dy automjete.

Në Vlorë, në kuadër të operacionit “Siguria”, u arrestua në flagrancë shtetasi E. O., 30 vjeç, banues në Vlorë. Ai u kap në parkingun e një lokali në zonën e Lungomares, ku gjatë kontrollit fizik, në çantën e tij u gjetën dhe u sekuestruan një pistoletë me 6 fishekë, 2.18 gramë kokainë dhe 4.46 gramë cannabis sativa.

Ndërkohë, në Sarandë u finalizua operacioni “Transportuesit”, pas një hetimi proaktiv trejavor, me metoda speciale hetimi, në bashkëpunim mes Komisariatit të Policisë Sarandë, Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale të DPPSh-së dhe Forcës Kombëtare të Sigurisë.

“Finalizohen, brenda 24 orëve të fundit, dy operacione policore, “Siguria” dhe “Transportuesit”, për goditjen e armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike. Vihen në pranga 4 shtetas. Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, 5 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, një sasi kokaine, 6 fishekë dhe 2 automjete.

1- Në Vlorë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Siguria”, u arrestua në flagrancë shtetasi E. O., 30 vjeç, banues në Vlorë. Ai u kap në parkingun e një lokali në zonën e Lungomares, ku gjatë kontrollit fizik, në çantën e tij u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri pistoletë me 6 fishekë, 2.18 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë dhe 4.46 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa.

2- Në Sarandë, si rezultat i hetimeve proaktive 3-javore të kryera me metoda speciale hetimi, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale të DPPSh-së dhe Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësia Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Sarandës, finalizuan operacionin policor të koduar “Transportuesit”.

Gjatë operacionit u vunë në pranga 3 shtetas:

– A. N., 31 vjeç, banues në Lukovë, me precedent penal në fushën e narkotikëve dhe për armëmbajtje pa leje;

– K. J., 26 vjeç, banues në Sarandë, me precedent penal në fushën e narkotikëve;

– A. C., 30 vjeç, banues në Lukovë.

Tre shtetasit u kapën në flagrancë në rrugën “Nivicë–Sarandë”, pranë urës së Kakomesë, duke lëvizur me dy automjete. Gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte A. N., ku udhëtonte edhe A. C., u gjetën dhe u sekuestruan 5 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, e dyshuar se transportohej me qëllim shitjen në Sarandë dhe Ksamil.

Nga hetimet dyshohet se shtetasi K. J. lëvizte me automjetin tjetër për të monitoruar itinerarin dhe për të sinjalizuar praninë e shërbimeve të Policisë. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, sqaron Policia.

ME TE LEXUARAT