FOTO/ Balla publikon pamje për të treguar numrin e ulët të protestuesve, por e “tradhtojnë” pankartat

Aktualitet

FOTO/ Balla publikon pamje për të treguar numrin e ulët të

Teksa protesta kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama vijon prej 63 ditësh radhazi në Tiranë, me qytetarët që kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kreut të qeverisë, përplasja mes qytetarëve dhe mazhorancës ka kaluar edhe në rrjetet sociale.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka publikuar një foto, ne dukje e modifikuar me Inteligjencë Artificiale, e cila tregon një pjesëmarrje më të ulët të qytetarëve në protestën e zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Por ndërhyrja me IA nuk ka kaluar pa u vënë re nga aktivisti Gent Progni. Në foton e publikuar nga Balla, pankartat e mbajtura nga protestuesit shfaqen me shkrime të pakuptimta dhe në një gjuhë që nuk ka lidhje me tekstet origjinale, duke lënë të dukshme gjurmët e manipulimit.

“Nuk ka AI qe ul kte proteste o Tao Kokcepshi, mundohuni te lexoni banderolat ne cfare gjuhe jane”, shrkuaj Progni.

Në fakt, pankartat që qytetarët kanë mbajtur që prej ditëve të para të protestës kanë pasur mesazhe të qarta, mes tyre “Edi Rama dorëhiqu” dhe “Shqipëri e re”.

Veprimi i kreut të grupit parlamentar socialist është vënë re edhe nga ndjekësit e tij në rrjetet sociale, të cilët kanë ironizuar publikimin, duke i kujtuar se ndërhyrja me Inteligjencë Artificiale ka ndryshuar edhe shkrimet në pankarta.

Disa prej komenteve të qytetarëve kanë qenë:

“Zmadhoje pak foton dhe shikoje se ta ka ndryshuar shkrimin ChatGPT, o Taooo.”

“Afrojeni foton te banderolat dhe do të shikoni që është foto nga ChatGPT, sepse IA ka ndryshuar shkrimin. Hahahaha.”

FOTO/ Balla publikon pamje për të treguar numrin e ulët të

FOTO/ Balla publikon pamje për të treguar numrin e ulët të

“O kokëcepsh, po e ke modifikuar me AI. Shifi pankartat, nuk janë në shqip, as të mashtroni nuk dini.”

“Qëkur pankartat u bënë gjuhë serbe, ruse apo çfarë janë? Apo nuk e ke rregulluar mirë, o plehrë serb, o gjak serbi.”

“O Tao, banderolat i kemi shqip dhe jo nga ajo gjuhë që të nxjerr ty Inteligjenca Artificiale.”

“Ju nuk dini as të përdorni ChatGPT, more amatorë. A nuk i shihni banderolat që dalin me shkrime të pakuptimta?”, janë disa nga komentet e lëna në postimin e Ballës.

Protesta kundër qeverisë vijon prej më shumë se dy muajsh në Tiranë, ndërsa qytetarët kanë deklaruar se tubimet do të vazhdojnë deri në realizimin e kërkesës së tyre kryesore, dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

 

ME TE LEXUARAT