Vinte nga Anglia, bllokohet në Durrës furgoni me 1 milion paund të padeklaruara

Aktualitet

Vinte nga Anglia, bllokohet në Durrës furgoni me 1 milion paund

Një furgon me 1 milion paund cash që vinte nga Anglia është ndaluar ditën e sotme në Portin e Durrësit.

Furgoni ka ardhur nga porti i Ankonës në Itali dhe ka mbërritur në Durrës rreth orë 12:00.

Furgoni ishte i ndaluar, pasi ishte me risk dhe duhej të kontrollohej në çdo kalim në portin e Durrësit.

Mësohet se furgoni bënte transport mallrash mes Shqipërisë dhe Anglisë prej disa kohësh.

Operacioni për sekuestrimin e 1 milion paund cash është zhvilluar pak më parë, ndërkohë që pritet të mësohen detaje të reja.

Sinjalizimi për furgonin e mbushur me paund britanik ka ardhur nga autoritetet angleze. 

Vinte nga Anglia, bllokohet në Durrës furgoni me 1 milion paund

Të pranishëm në kontrollin e furgonit ishin Drejtori i Policisë së Durrësit, Lorenc Shehu, nëndrejtori, shefi i Krimit Ekonomik dhe Drejtori i Doganës së Durrësit. Të tjera detaje pritet të dalin në orët në vijim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion