Sekuestrim apartamentit të Veliajt dhe Xoxës! Apeli lë në fuqi vendimin e shkallës së parë
Lajmifundit
/
17 Qershor 2025, 11:11
Aktualitet

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për sekuestrimin e një apartamenti luksoz, që dyshohet se është i kryebashkiakut Erion Veliaj.
Apartamenti, i cili ndodhet në zonën elitare të "Kodrës së Diellit", në Tiranë, është në pronësi të Gentian Sulajt, biznesmen i cili është në masën e detyrim të paraqitjes dhe po hetohet në të njëjtin cështje me Erion Veliajn.
Megjithatë, hetimet e autoriteteve dyshojnë se apartamenti është një pasuri e fshehur dhe e përdorur nga çifti i bashkëshortëve Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës, dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa.

