EMRI/ Tjetër aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar

Aktualitet

EMRI/ Tjetër aksident tragjik në Itali, humb jetën

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 20-vjeçari shqiptar në Itali.

Sipas medieve italiane ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, 19 mars.

Alfred Vocaj, banonte në Abano Terme me familjen e tij. Motori i tij u përplas me një makinë dhe fatkeqësisht i riu nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Dinamika e aksidentit

Sipas rikonstruksioneve të para të kryera nga oficerët e policisë lokale të Padovës, Vocaj humbi kontrollin e motorit të tij, dhe hyri në korsinë e kundërt.

Ai u përplas kokë më kokë me një Fiat Freemont, e cila drejtohej nga një 57-vjeçar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion