Sara flet për sherrin me Françeskën në BBV: Edhe kur jam tradhtuar nga partneri…

Aktualitet

Sara flet për sherrin me Françeskën në BBV: Edhe kur jam

Sara Gjordeni, banorja që bëri jo pak bujë gjatë rrugëtimit të saj në Big Brtoher, ka sqaruar sot në “Ftesë në 5” sjelljen e saj, për të cilën është kritikuar.

Ish banorja rrëfeu se me veprimin që bëri me Françeskën vuri në rrezik lojën e saj, por mbajti larg Bardhin me vetëdije. Sara tha se nuk është krenare për veprimin që ka bërë, por nuk e ka ofenduar kurrë Françeskën e para.

“Vura në rrezik lojën time se mu errën sytë.. ama isha e ndërgjegjshme për Bardhin. Për shpirt të vëllait jam keq dhe po dridhem i kam thënë. Unë nuk po i jepja më debat Françeskës. Gjithmonë kishte një ves që të vinte në këmbë unë i ktheja kurrizin. Më lër se nuk do të lë të vazhdosh debatin.

Debat nuk po të jap, unë i humba 100 mijë eurot e mia. Nuk jam krenare që kam bërë, por diçka e paralajmëruar. Mund të ishte parandaluar me një thirrje të Françeskës në dhomën e rrëfimit. Unë nuk kam ofenduar asnjë femër tjetër e para”-tha Sara.

Për sjelljen e saj që është kritikuar, Sara tha se e kanë bërë shumë situata të jetë e tillë. Ajo tha se kur është tradhtuar, nuk i ka shërbyer karakteri i ëmbël.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion