Safet Gjici del nga burgu, shtrohet në spital në Tiranë

Ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici ka lënë ambientet e qelisë ku vuan dënimin, për skandalin seksual me Alma Kaçin dhe të shtrohet në spital.
Gjici mesohe se është shtruar në spitalin privat Hygeia në Tiranë.
Burimet gjithashtu theksojnë se Gjici ndodhet në katin e katërt të spitalit në pavionin e Patologjisë.
Familjarë të ish kryebashkiakut te Kukesit, qe u arrestua e denua per skandalin seksual, janë parë teksa kanë shkuar për të vizituar ish-kryebashkiakun në spital.
Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e Gjicit, por momentalisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve për 24/7.
Safet Gjici u dënua më datë 7 shkurt të këtij viti nga shkalla e parë me 3 vite burg, në aplikim të gjykimit të shkurtuar në 2 vite, nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.
Safet Gjici u vu në pranga fillimisht i akuzuar për “korrupsion pasiv”, pasi dyshohet se ka favorizuar Alma Kaçin, duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet


