Sa të rrezikuar jemi nga një valë e re virusi pas zgjedhjeve të 25 prillit?

Aktualitet

Sa të rrezikuar jemi nga një valë e re virusi pas zgjedhjeve

10 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, po flitet për rrezikun e një vale të re të Covid-19. Në një intervistë televizive, drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka deklaruar se situata në spitalet Covid paraqitet e normalizuar.

 “Situata vetë e tregon që jemi në gjendje të mirë të infektuesve. Për fatin e mirë janë të gjithë në minimum që nga fillimi i pandemisë. Edhe vera do na ndihmojë se është në favorin tonë.

Sa të rrezikuar jemi nga një valë e re virusi pas zgjedhjeve

Sigurisht që do ketë një rritje të lehtë pas dy valësh që kaluam se u panë kontaktet e afërta dhe shumë persona nuk e dinë që e kanë. Telefonatat janë aty te 2 mijë për 24 orë, vazhdojnë vizitat për Covid. Ka një javë që kërkesat shkuan gati zero, madje arriti edhe 15 telefonata. Edhe te të shtruarit ishin zero”, tha Brataj.

Pjesë në intervistë ishte edhe psikiatrja Arjana Rreli. Ajo tha se zgjedhjet kanë qenë një faktor stresant për njerëzit.

Sa të rrezikuar jemi nga një valë e re virusi pas zgjedhjeve

 “Në fakt në një farë mënyrë lajmi në media duhet të jetë i përzgjedhur. Ne kishim rastet e vetvrasjeve në spitalet Covid. Mënyra se si u trasmetuan patën një ndikim të madh. Ndërsa për masat nuk është komiteti, por janë masat e tilla”, tha Rreli.

ME TE LEXUARAT