Pse vdiq Princi Filip?

Në prill të këtij viti, ndërroi jetë në moshën 99-vjeçare Duka i Edinburgut, ndërsa ka dalë certifikata e vdekjes së tij, ku tregon shkakun. Sipas këtij dokumenti, Princi Filip vdiq pa asnjë shqetësim torturues dhe shkak ishte pleqëria.
Përshkrimi “pleqëri” pranohet nëse pacienti është mbi 80 vjeç dhe nëse mjeku është kujdesur personalisht për pacientin për një periudhë të gjatë, duke vërejtur një rënie graduale. Ai sugjeron se nuk kishte ndonjë sëmundje ose dëmtim tjetër të identifikueshëm që kontribuoi në vdekje, përfshirë gjendjen e zemrës që e detyroi atë t’i nënshtrohej një procedure kirurgjikale vetëm disa javë para se të ndahej nga jeta, sipas The Daily Telegraph, që siguroi edhe certifikatën.


