Rrumbullaku pyetet 1 orë në SPAK: Kur na thërret drejtësia, duhet të paraqitemi!

Aktualitet

Rrumbullaku pyetet 1 orë në SPAK: Kur na thërret drejtësia,

Ish-kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dha shpjegime për gati një orë në SPAK në cilësinë e personit në dijeni.

Sipas burimeve të A2 CNN, ish-zyrtari i Policisë u pyet në lidhje me një hetim të SPAK mbi gati 20 transferime të punonjësve të policisë, të dyshuara si të kryera në shkelje të ligjit.

Hetimi për të cilin u pyet ish-kreu i Policisë ka nisur me herët nga Prokuroria e Berat, por është transferuar për kompetencë në SPAK.

Jashtë SPAK, Rrumbullaku nuk ndau detaje të deklarimeve, ndërsa tha vetëm se “kur të thërret drejtësia duhet të paraqitemi”. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion