Rrugorja bën “kërdinë” në rrugët e kryeqytetit: 25 të arrestuar dhe 45 automjete të bllokuara

Aktualitet

Rrugorja bën “kërdinë” në rrugët e

Një 20-vjeçar së bashku me një 35-vjeçar janë proceduar penalisht, pasi kishin parkuar automjetin e tyre në mënyrë të gabuar dhe pengonin lëvizjen në kryeqytet.

Uniformat blu bëjnë me dije se gjatë një kontrolli në rrugët e kryeqytetit dy shtetasit me iniciale F.B., dhe D.D., kishin parkuar në mënyrë të gabuar automjetet dhe si pasojë mjetet janë tërhequr me karrotrec.

Gjithashtu policia rrugore ka bërë bilancin ku gjatë kësaj jave janë bllokuar 45 automjete dhe 25 shtetas të arrestuar që janë kapur nga blutë në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.

Njoftimi i Policisë:

Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë

Vijojnë kontrollet kundër parkimeve të gabuara që pengojnë lëvizjen në kryeqytet. Në këtë kuadër janë proceduar penalisht 2 shtetasit F. B., 20 vjeç dhe D. D., 35 vjeç, pasi me automjetet e parkuara në mënyrë të gabuar kishin penguar lëvizjen. Dy automjetet e tyre janë tërhequr me mjet ngritës.

Gjithashtu, po kryhet monitorim intensiv i akseve rrugore, për të konstatuar shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor, të cilat rrezikojnë jetën e përdoruesve të rrugës. Si rrjedhojë:

Gjatë kësaj jave:

45 automjete të bllokuara;

25 shtetas të arrestuar/të proceduar për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi.

Policia Rrugore apelon për ndërgjegjësim të drejtuesve të automjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin parkimet e gabuara dhe të tregojnë kujdes maksimal gjatë drejtimit të mjetit, për të mos u kthyer në burim rreziku për veten dhe të tjerët.

Kontrollet intensive do të vijojnë çdo ditë dhe në çdo segment rrugor të Tiranës, me fokus të veçantë te parandalimi i sjelljeve që dëmtojnë sigurinë dhe rrjedhshmërinë e qarkullimit, si dhe te parkimet e gabuara që bllokojnë rrugët apo korsitë.

 

 

 

ME TE LEXUARAT