Plas sherri në "zemër" të Tiranës! Të rinjtë gushtojnë njëri-tjetrin, konflikti dyshohet se ka nisur për një vajzë

Një ngjarje tronditëse është shënuar ditën e djeshme në Tiranë ku një grup të rinjsh janë përfshirë në një konflikt fizik mes njëri-tjetrit.
Policia e Tiranës njofton se në zonën e ish Bllokut, 5 persona, të moshësh 21, 22, 27, 34 dhe 35 vjeç janë përfshirë në një sherr të madh ku kanë goditur me grushta dhe sende të forta njëri-tjetrin.
Nuk dihet ende se cili ka qenë motivi i konfliktit mes të rinjve, ndërsa policia ka nisur një hetim.
Njoftimi i policisë:
Referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit R. M., 27 vjeç, M. K., 22 vjeç, A. K., 21 vjeç, N. B., 35 vjeç dhe A. K., 34 vjeç, pasi në rrugën “Ibrahim Rugova” për motive të dobëta, kanë goditur me grushte njëri-tjetrin.


