Rriten zërat kundër Musk! Macron: Po ndërhyn në proceset demokratike të Evropës!

Politikë

Rriten zërat kundër Musk! Macron: Po ndërhyn në proceset

Rriten zërat kundër përfshirjes së Elon Musk në politikat e vendeve evropiane.

Pas reagimit të kryeministrit të Norvegjisë, vjen ai i presidentit të Francës. Emmanuel Macron shprehu shqetësimin e tij për qëndrimin e Elon Musk, duke e akuzuar këtë të fundit për ndërhyrje të drejtpërdrejtë në proceset demokratike të Evropës, në funksion të zgjedhjeve të parakohshme federale në Gjermani muajin e ardhshëm.

Sipas The Guardian, së bashku me Macron, kryeministrat e Norvegjisë dhe Britanisë, si dhe një përfaqësues i qeverisë gjermane, kanë reaguar ashpër ndaj postimeve provokuese të Musk në rrjetet sociale.

Këto postime Musk mbështet partitë e ekstremit të djathtë dhe sulmon politikanët e krahut të majtë në të gjithë Evropën.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion