Pas dorëheqjes së Trudeau, Trump mesazh: Shumë kanadezë do të dëshironin që vendi i tyre të bëhej shteti i 51-të i SHBA-së

Aktualitet

Pas dorëheqjes së Trudeau, Trump mesazh: Shumë kanadezë do

Donald Trump, menjëherë pas dorëheqjes së kryeministrit Justin Trudeau, riktheu propozimin që i kishte bërë, vetë Trudeau që Kanadaja të bëhej një shtet amerikan.

Në një postim në rrjetin e tij social, Truth Social, ai shkroi se "Shumë njerëzve në Kanada u pëlqen të jenë shteti i 51-të i SHBA-së ".

Ai shton se “Shtetet e Bashkuara nuk mund të mbajnë më deficitet e mëdha tregtare dhe subvencione që Kanadasë i duhen për të mbajtur veten nga fundosja. Justin Trudeau e dinte këtë dhe dha dorëheqjen”.

“Nëse Kanadaja do të bashkohej me SHBA-në, nuk do të kishte tarifa, taksat do të reduktoheshin shumë dhe ato do të ishin ABSOLUTISHT TË SIGURT nga kërcënimi i anijeve ruse dhe kineze që i rrethojnë vazhdimisht. Së bashku, çfarë Kombi i madh do të ishin!”.

Nuk ka kaluar as një muaj nga takimi i tij me Trudeau. Gjatë takimit, Donald Trump i sugjeroi Trudeau-t, raportoi konservatori Fox Neës, se nëse Kanadaja nuk mund të përballonte tarifat prej 25%, ajo mund të bëhej shteti i 51-të i SHBA-së.

Ai sugjerim, raportoi Fox në atë kohë, tërhoqi të qeshura nervoze nga kryeministri kanadez dhe të tjerët të pranishëm.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion