Rrëzimi i avionit në Kazakistan, reagon SHBA: Mund ta këtë bërë Rusia! Kemi të dhëna se…

Aktualitet

Rrëzimi i avionit në Kazakistan, reagon SHBA: Mund ta këtë

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, deklaroi se SHBA ka të dhëna se Rusia mund të ketë qenë përgjegjëse për rrëzimin e aeroplanit të Azerbajxhanit Airlines që u rrëzua më 25 dhjetor, duke vrarë 38 persona.

Kirby nuk dha më shumë detaje, por u tha gazetarëve se Shtetet e Bashkuara kanë ofruar ndihmë për hetimin e aksidentit ajror ë mënyrë që të zbardhen detajet.

Mendohet se avioni është goditur nga sistemet ruse të mbrojtjes ajrore teksa u përpoq të ulej në Çeçeni, përpara se të devijohej përtej Detit Kaspik në Kazakistan, ku më pas edhe u rrëzua.

Ai shtoi se SHBA kishte të dhëna të cilat kalojnë përtej fotove të cilat qarkullojnë në rrjet.

Ekspertët e aviacionit dhe të tjerë në Azerbajxhan besojnë se sistemet GPS të aeroplanit u prekën nga bllokimi elektronik dhe më pas u dëmtua nga copëzat nga shpërthimet e raketave ruse të mbrojtjes ajrore.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion