U arrestua pak ditë më parë, Florian Marku lirohet nga qelia në Gjermani

Sport

U arrestua pak ditë më parë, Florian Marku lirohet nga qelia

Boksieri Florian Marku ka lënë qelinë në Gjermani, ku u arrestua pak ditë më parë për shkak të një dënimi të pakryer në Greqi.

Historia e Markut me drejtësinë lidhet shtatë vite më parë dhe duket se shteti grek kërkon ekstradimin e tij.

Tanimë Marku do presë vendimin në gjendje të lirë dhe nuk mund të largohet nga Gjermania pa pritur se si do vendosë drejtësia dhe mundësinë për ekstradimin në Greqi. Afro gjashtë muaj është dënimi i mbetur që Marku nuk ka kryer për një sherr të ndodhur 14 vite më parë në Selanik.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion