Mëngjes i trishtë, ndërron jetë nëna e dy Heronjve të Kosovës, Mujë e Ali Krasniqi

Kosovë&Rajon

Mëngjes i trishtë, ndërron jetë nëna e dy Heronjve

Shehide Selimi-Krasniqi, nëna e dy Heronjve të Kosovës, Mujë dhe Ali Krasniqit ka ndërruar jetë këtë të shtunë. Lajmin e trishtë për vdekjen e saj e kanë dhënë familjarët dhe tashmë kanë nisur dhe reagimet e para për nënën që lindi e rriti dy bijë që ranë dëshmorë për Kosovën.

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka ndarë një fotografi me Shehide Selimi-Krasniqin dhe konfirmon ikjen e saj nga kjo botë. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës, shkruan ai, ndërsa shton "qoftë e përjetshme lavdia e bijëve të saj heronjë!"

"Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të nënës Shehide, nënë që lindi dhe rriti dy heronjë të kombit Mujë e Ali Krasniqi. Sakrifica e saj dhe e bijëve të saj është shembull i madhështisë dhe dashurisë për atdheun.

Kujtimi i saj dhe i bijëve të saj do të mbetet i përjetshëm në zemrat tona. Ngushëllime të sinqerta familjeve Selimi dhe Krasniqi, dhe të gjithë atyre që e njohën. Qoftë i lehtë dheu i Kosovës për të, dhe qoftë e përjetshme lavdia e bijëve të saj heronjë", shkruan ish-kryeministri Ramush Haradinaj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion