Rrezikoi pushuesit duke kryer manovra të rrezikshme me Jet Ski, e pëson 24-vjeçari në Tale

Aktualitet

Rrezikoi pushuesit duke kryer manovra të rrezikshme me Jet Ski, e

Kreu manovra të rrezikshme me mjet lundrues, brenda perimetrit të sigurisë, ndëshkohet me masë administrative 100 000 lekë, 24-vjeçari.

Sekuestrohet mjeti lundrues.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe shërbimet e Policisë Kufitare në Shëngjin, gjatë monitorimit të vijës bregdetare, kanë konstatuar në plazhin e Tales, një mjet lundrues tip Jet Ski, që po lëvizte në mënyrë të rrezikshme brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar pushuesit.

Shërbimet e Policisë ndaluan menjëherë mjetin lundrues dhe shoqëruan në Stacionin e Policisë Kufitare Shëngjin, drejtuesin i tij, shtetasin D. L., 24 vjeç.

Në përfundim të veprimeve, drejtuesi i mjetit lundrues u ndëshkua me masë administrative 100 000 lekë, si dhe u sekuestrua mjeti lundrues.

Shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, do të vijojnë kontrollet intensive përgjatë gjithë vijës bregdetare, ndërsa u bën apel të gjithë shtetasve që përdorin ose japin me qira mjete lundruese argëtuese, që të respektojnë me rigorozitet rregullat dhe detyrimet ligjore, me qëllim garantimin e sigurisë së jetës së pushuesve në plazhe.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion