Gjesti dhe Laerti "armiq" edhe pas bigut! Aktori: Je i pashkolle; Këngetari: Ua nxjerri kabllon nga rryma

Showbiz

Gjesti dhe Laerti "armiq" edhe pas bigut! Aktori: Je i pashkolle;

Laerti Vasili ka bërë një deklaratë gjatë një interviste, e cila ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale.

Ish-banori i “Big Brother Vip Albania” u shpreh me ironi për fitoren e Gjestit, duke thënë: “Me tre klasë shkollë futet në një format televiziv dhe shpallet fitues”.

Ky koment bëri bujë në rrjet, duke u interpretuar gjerësisht si kritikë ndaj nivelit arsimor të Gjestit, por edhe ndaj publikut që votoi për të.

Nuk vonoi dhe shumë reagimi i Gjestit, i cili ishte i drejtpërdrejtë, ironik dhe i mbushur me humor.

Në një video të postuar në TikTok, ai u përgjigj: “Mos folni shumë, mos folni shumë palidhje, folni pak po jo ashtu me e tepru”.

“Se tani unë zgjohem një mëngjes, nuk kam cigare, bëhem nervoz dhe ua nxjerri kabllon nga rryma. Tani s’keni bukë më”, theksoi tutje.

Në të njëjtën video, ai shtoi: “Unë i mbaj gjërat e këqija, edhe dy vite i mbaj, tri… a sa të jetë nevoja. Mos t’ua ndjen”.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion