Sherr për vilat në Mullet, bashkëshorti dhunon Mayan, këngëtarja merr me urdhër mbrojtjeje
Këngëtarja e njohur shqiptare, Maya Aliçkaj është dhunuar nga bashkëshorti dhe është pajisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata e Tiranës.
Këngëtarja e cila në dokumente ka emrin, Fatbardha Ulbrich ka denoncuar për dhunë bashkëshortin e saj, Arben Ulbirch (Arben Shuaipi) pas konflikteve të vazhdueshme që kishin.
Me vendim të Gjykatës së Tiranës, bashkëshorti nuk duhet t'i afrohet këngëtares shqiptare në një perimetër prej 200 metrash. Gjithashtu Shuaipi duhet të bëhet pjesë e programeve të rehabilitimit kundër dhunës në familje.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Ka dyshime se konfliktet mes çiftit kanë nisur për motive pronësie, pasi ata kanë tre vila luksoze në zonën e Mulletit në Tiranë. Këto vila dhe pasurinë që posedojnë, çifti nuk ka nguruar ta reklamojë edhe në daljet publike dhe intervista televizive.
Por duket se kjo pasuri ka prishur harmoninë mes çiftit duke sjellë edhe dhunën.