Rama: Vaksina anti-Covid do të bëhet rregullisht, si e gripit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dhënë detaje për fabrikën e prodhimit të vaksinave që premtoi se do e sjellë në vendin tonë. Rama thotë se kjo fabrikë prodhon vaksina, produkte speciale farmaceutike, të gripit hepatitit etj.
Ai thotë se këtë fabrikë nuk do e paguajnë shqiptarët, dhe as do i rëndojë buxhetit, por thotë se prodhimet janë lehtësisht të eksportueshme.
Ndërkohë Rama thekson se vaksina e COVID-19 me të gjitha gjasat ka për t’u bërë rregullisht si ajo e gripit.
”Nuk kemi më çështje kategorish. Me kategoritë më të rriskuara të cilat mund t’i përmbyllnim, dhe informacioni i fundit është që kemi arritur në 56 mijë të vaksinuar, mjekë, infermierë dhe një numër modest të moshuarish, 8 mijë me totalin. Ishin si rezultat i dozave në dispozicion. S’kemi më probleme kategorish. Do të shtrihemi e vaksinojmë intensivisht.
Fabrika e prodhimit të vaksinave, jo vetëm të kësaj, thatë 2.6 milion doza vaksinash anti-covid?
Fabrika në fjalë është ndërtuar sot jo, ka një traditë shumë shumë shuëm vjeçare, me traditë shumëvjeçarë, e themeluar që në 1700 e ca. Së dyti, flasim për prodhim produktesh speciale farmaceutike, ky hyn vaksina e gripit, hepatitt.
Mos mendoni se historia do të mbyllet kaq kollaj. Vaksina anti-covid do të bëhet rregullisht, si e gripit. Është njësoj si të bësh vaksinën e gripit. Nuk besoj se tani do ankoheni çna duhet, sepse s’do e paguani ju, nuk ju rëndon në buxhetet tuaja, e dyta prodhimet janë lehtësisht të eksportueshme. Ka prodhime të rralla. Patjetër që mbulon dhe nevojat e tregut vendast. Fiton Shqipëria, fiton Shëndetësia, fiton dhe ju. Faktikisht ne na duhet që të plotësojmë edhe me një 1.8 milion të tjera për të realizuar dy dozat për të gjithë ata që duhen vaksinuar teorikisht. Pastaj sigurisht një pjesë s’ka dëshirë, ok, nuk është me detyrim. Ky është proces. Nuk e dimë si do jetë e ardhmja. Vaksina anti-covid.”- tha Rama.


