Mbërritja e vaksinës kineze për hapjen e fushatës? Rama i kthehet gazetarëve: Nuk keni muhabet tjetër?

Politikë

Mbërritja e vaksinës kineze për hapjen e fushatës? Rama i

Pasditen e sotme mbërritën në Tiranë 192.000 dozat e para të vaksinës kineze “Sinovac”.

Kryeministri Edi Rama nga aeroporti i Rinasit u pyet nëse ishte rastësi që ardhja e një sasie kaq të madhe dozash përkonte me nisjen e fushatës elektorale vetëm 2 orë më pas, 18:00. Kreu i qeverisë tha se kjo ishte thjesht një koicidencë.

“Nëse do të ishte e mundur të merreshin një ditë më parë, 10 apo 20 ditë më parë unë nuk do të prisja të ndodhte ky përkim.

Pastaj se cfarë do me thënë kjo dhe se si ndodh kështu, kjo janë biseda lidhur me koicidenca që bëhen zakonisht kur nuk ke ndonjë muhabet tjetër për të bërë” tha Rama.

ME TE LEXUARAT