Rishikimi i buxhetit 2025/ Nga AKSHI te SHISH-i e Ministria e Brendshme, ja sa para përfitojnë institucionet kryesore

Aktualitet

Rishikimi i buxhetit 2025/ Nga AKSHI te SHISH-i e Ministria e Brendshme, ja sa

Disa institucione përfitojnë nga rishikimi i buxhetit të shtetit. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), përfiton rreth 16 milionë euro shtesë për zhvillimin e sistemeve kompjuterike, në kuadër të projektit me Bankën Botërore dhe bashkëpunimeve me kompaninë Oracle.

Shërbimi Informativ i Shtetit (SHISH) merr rreth 5.5 milionë euro për blerjen e sistemeve dhe software-ëve të rinj, që synojnë përmirësimin e kapaciteteve teknologjike dhe të sigurisë.

Ministria e Punëve të Brendshme përfiton rreth 4.6 milionë euro, fonde që do të përdoren për nevojat e Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës, ndërsa pjesa më e madhe e financimit sigurohet nga kursimet e veta në shpenzimet korente.

Ministria e Drejtësisë merr rreth 4 milionë euro shtesë për financimit të projektit për Institutin e të Miturve në Konflikt me Ligjin.

Ndërkohë, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural përfiton rreth 3 milionë euro  për projektet e bashkive në programin “Ujitja dhe kullimi”, që synojnë përmirësimin e infrastrukturës bujqësore dhe menaxhimin e burimeve ujore.

ILDKPKI me rreth 600 mijë euro shtesë për projektin e godinës së re të institucionit dhe Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, me rreth 320 mijë euro për rikonstruksionin e Vilës Qeveritare në Dajt.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion