“Rinia na dha shpresë...”, protestuesi: Rama e Berisha të ikin! S`kemi spitale e shkolla, ndërtimet jashtë standardit

Edhe sot vijoi protesta kundër qeverisë Rama në ditën e 20-të të revoltës qytetare.
Para nisjes së marshimit nga sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë, një qytetar që kishte ardhur nga Lezha foli për News24.
Ai u shpreh se rinia i dha shpresë vendit. Sakaq, i bëri thirrje Ramës e Berishës të largohen nga politika.
Protestuesi: Kam ardhur me forcën e shpirtit të mbështes këtë forcën e rinisë, këtë lule që na ngjalli shpresën. Këta të rinjtë e mrekullueshëm. Kryeministri të largohet amël butë, mendoj se kjo rini edhe do ti falë edhe ndonjë pjesë të fajit.
Përndryshe këto do na bëjnë mendojnë se janë ushunjëza. Që të mos digjemi i bëj thirrje të largohen butë. Mbi të gjitha për Sali Berishën që vjen nga Shqipëria e epërme, mos i korist ë parët e vet.
Unë mendoj të largohen amël butë. Unë falë Zotit nalt dhe vetes poshtë pa ndihmën e qeverisë jetoj mirë. Jetoj mbi mesataren qytetit të Lezhës. Por ne nuk kemi spitale, nuk kemi shkollë. Të gjitha ndërtimet janë të gjitha jashtë standardeve.
I kujtoj kryeministrit dhe SPAK të lexojnë kodet e Hamurabit, janë aktuale të DASH. Aty flitet që një ndërtues dënohej me vdekje kur ndërtimi prishej. 3700 vjet më parë.


