“Jemi me ju”/ Turisti elektrizon protestën: Mos u dorëzoni! Do të fitoni
Lajmifundit
/
19 Qershor 2026, 21:00
Aktualitet

Një turist nga Zvicra ka marrë pjesë në protestën e 20 -të për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama në Tiranë, duke shprehur mbështetjen e tij për qytetarët që prej ditësh vijojnë tubimet.
Në një mesazh të shkurtër drejtuar protestuesve, ai u bëri thirrje të mos tërhiqen dhe të vijojnë qëndresën e tyre.
“Erdha t’ju them, mos u dorëzoni. Do të fitoni. Bota është me ju, unë jam me ju”, u shpreh ai para qytetarëve.
Në fund të fjalës së tij, ai iu bashkua edhe thirrjeve të protestuesve, duke përsëritur sloganet e tubimit: “Rama në burg, Berisha në burg”.


