Rikthehen zjarret në Shqipëri, 16 vatra të regjistruara, dy mbeten aktive

Aktualitet

Rikthehen zjarret në Shqipëri, 16 vatra të regjistruara, dy

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) njoftoi se gjatë orëve të fundit janë evidentuar 16 vatra zjarri në vend, prej të cilave vetëm dy mbeten aktive.

Vatra e parë aktive ndodhet në fshatin Dhores, Bashkia Skrapar, ku punojnë intensivisht strukturat operacionale për shuarjen e saj. Vatra e dytë është në Gurë-Lurë, në Parkun Kombëtar Lurë, Bashkia Dibër, ku zjarri është vënë nën kontroll, por po mbahet nën monitorim për të garantuar shuarjen totale.

Zjarret e tjera janë shpërndarë në zona të ndryshme dhe janë shuar, duke përfshirë:
• Malin e Allushit, Bulqizë
• Rrugën Delvinë-Kardhiq, Vergo, Delvinë
• Fshatin Gumenicë, Selenicë
• Fshatin Bolenë, Himarë
• Lagjen Shijan, Delvinë
• Fshatin Dukat, Vlorë
• Lagjen Nr. 2, Rrogozhinë
• Fshatin Qerret, Kavajë
• Fshatin Kallmet, Lezhë
• Fushat e stërvitjes pranë stadiumit të KF Skënderbeu, Korçë
• Fshatin Vashtëmi, Maliq
• Lagjen Çole, Vlorë



Në terren janë angazhuar 16 automjete zjarrfikëse, 142 forca operacionale dhe 15 efektivë nga Forcat e Armatosura, në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet lokale.


AKMC bëri thirrje për kujdes maksimal ndaj banorëve, duke kërkuar shmangien e ndezjes së zjarreve dhe raportimin e menjëhershëm të çdo vatre të re zjarri.


Gjatë muajit korrik, Shqipëria përjetoi valë të shumta zjarresh, sidomos në malësitë e jugut, ku u dëmtuan edhe banesa, bagëti dhe ullishte. Për pasojë, qeveria ka paralajmëruar një paketë mbështetëse për të përballuar dëmet në bujqësi dhe infrastrukturë banesash.

ME TE LEXUARAT